EMRI/ Ku është 19-vjeçari që u vra me thikë në Fier, identifikohen edhe autorët

Grei Bihuci është 19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka.

Policia e Fierit njofton se rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Florjan Muka, 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), 19-vjeçarin Grei Bihuci, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lexo edhe:

Vrasja e 17-vjeçarit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, arrestohet një nga autorët

Lajmet EMRI/ Ku është 19-vjeçari që u vra me thikë në Fier, identifikohen edhe autorët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>