Ekipet e mëdha italiane të gatshme për transferimin e Brojës

“Chelsea dhe Broja po planifikojnë të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni”, ky ishte lajmi i bërë publik një ditë më parë nga Fabrizio Romano.

Sipas gazetarit të njohur, “bomberi” do të rikthehet te Chelsea pas huazimit të dështuar te Fulham gjatë janarit, por rikthimi i tij do të jetë i përkohshëm, pasi blutë nuk e shohin si pjesë të projektit.

Ky lajm ka bërë xhiron në mediat italiane pasi për sulmuesin kuqezi ka një interesim të fortë nga shume klube në Serie A.

Sipas mediave italiane, janë të paktën tre ekipe “big” që interesohet për shërbimet e Brojës, Inter, Milan dhe Napoli.

Sipas TuttomeracoWeb, Simone Inzaghi i ka kërkuar drejtuesve të klubit një përforcim në repartin ofensivë, mes disa alternativave është edhe emri i Brojës.

Gjithnjë sipas mediave italiane, Piero Ausilo dhe Beppe Marotta kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë, pasi Broja është një profil që e njohin.

Jo vetëm Inter, situata është e ngjashme edhe në radhët e Milan, për më tepër që kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh sulmuesin shqiptar.

Me apo pa Piolin në stol, është e qartë që Milan kërkon një qendërsulmues të ri për të zëvendësuar Oliver Giroud, me francezin që do të largohet në fund të këtij sezoni.

Diskutimi është i njëjtë edhe për Napolin, me blutë që në fund të këtij sezoni duhet të gjejnë një zëvendësues për Osimhen.

Napoli mund të ketë një avantazh në raport me dy ekipet e tjerë të Serie A, nëse nigeriani vendos të transferohet te Chelsea.

Në këtë rast, blutë do të përfshinin kartonin e Brojës në negociata për të ulur kostot e këtij transferimi, pasi De Laurentiis nuk heq dorë nga Osimhen pa të paktën 120 milionë euro.

Pavarësisht se gjithçka është në rrafshin e sondazheve, fakt është që Broja pritet të largohet nga Londra në përfundim të këtij sezoni.

Chelsea kërkon minimalisht 35 milionë paund për kartonin e Brojës, por dhe ky diskutim mund të ndryshojë në varësi të paraqitjeve të tij në “Euro2024”.

Lajmet Ekipet e mëdha italiane të gatshme për transferimin e Brojës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>