E rëndë në Tiranë/ Gjenden të vdekura në banesë dy gra ukrainase

Dy gra ukrainase janë gjetur të vdekura ditën e sotme në zonën e Selvisë në Tiranë.

Sipas burimeve të Rahoveci INFO, shtetësja Antonina Kozachenko 25-vjeç dhe Anastasia Lopukhovaato 40-vjeç, janë gjetur nga shoqja e yre e dhomës.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por paraprakisht dyshohet se kanë konsumuar ilaçe me përmbajtje lëndësh narkotike.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmet E rëndë në Tiranë/ Gjenden të vdekura në banesë dy gra ukrainase >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>