Duka tregon pse kërkoi zhvillimin e EURO U-21 bashkë me Serbinë

Presidenti i FSHF, Armand Duka tregoi rrugëtimin e tij në krye të qeverisë së futbollit, transformimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë, ecurinë e Kombëtares kuqezi dhe sukseset në arenën europiane.

Një nga çështjet më të diskutuara ishte edhe ajo e kandidimit të përbashkët me Federatën Serbe të Futbollit për organizimin e finaleve të EURO U-21 në vitin 2027.

Presidenti Duka theksoi edhe njëherë që mundësia e bashkëpunimit me Federatën Serbe të Futbollit ishte e vetmja mënyrë, pasi shanset për të kandiduar të vetëm nuk ekzistonin për arsye të stadiumeve akoma të papërfunduara.

Gjithashtu ai shtoi se as Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera fqinje nuk i plotësojnë kriteret e infrastrukturës dhe aplikimi ishte i pamundur.

Lajmet Duka tregon pse kërkoi zhvillimin e EURO U-21 bashkë me Serbinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>