Digjitalizohen gjobat e trafikut në kryeqytet

Kryeqyteti ka vendosur standarde e reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave.

Këtë e ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook në të cilin u treguan edhe pikat kyçe të dakordimit.

“Kryeqyteti vendos standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave. Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore duke u dakorduar lidhur me digjitalizimin e gjobave të trafikut! Pikat kyçe të dakordimit përfshijnë: 1. Monitorimin dhe menaxhimin e trafikut me pajisje moderne dhe digjitalizimin e të dhënave. 2. Njoftimin e kundërvajtësve përmes adresave elektronike të pronarëve të mjetit (telefon, e-Kosova) 3. Dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës. Kjo marrëveshje përfshinë përdorimin e pajisjeve të avancuara që mund të monitorojnë automjetet në kohë reale dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar trafikun”, shkruan Rama./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker