Dialogu Kosovë-Serbi, pushteti pret përparim vitin e ardhshëm, opozita skeptike

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, fajëson Serbinë për ngecjen e procesit të dialogut dhe qasjen jo të barbarët të BE-së. Përfaqësues të pushtetit presin që dialogu të këtë ndonjë zhvillim pozitiv vetëm pasi të emërohet ndërmjetësi i ri i dialogut, vitin e ardhshëm. Opozita ndërkaq s’pret asnjë përparim në këtë proces me Qeverinë aktuale.

Me gjithë përpjekjet e diplomacisë evropiane për ta çuar përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi, deri më tani nuk është arritur ndonjë përparim.

Në partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se dialogu ka ngecur për shkak të qasjes së Serbisë në këtë proces dhe mospranimit të marrëveshjes bazike.

Deputetë të kësaj partie presin që dialogu të këtë ndonjë zhvillim pozitiv vetëm pasi të emërohet ndërmjetësi i ri i dialogut.

“Dialogut në si themi jo. E kemi kryer detyrat tona dihet saktë ku është ngecja dhe kush po ngec…dhe presim që prej viti të ardhshëm dialogu të balancohet dhe të ketë një qasje të barabartë të ndërmjetësit.. Serbia se ka nënshkruar marrëveshjen bazë”, tha për rtv21 Agon Batusha.

Në LDK shprehin skepticizëm për ndonjë përparim në procesin e dialogut teksa kritikojnë kryeministrin Kurti që e ka futur vendin në procese të dëmshme.

“Nuk pres përparim. E ka fut vendin në labirinthe…..dhe në fund të mandatit s’pres të bëjë veprime të mira për Kosovën….”, tha Driton Selmanaj.

Takimi i fundit në nivel të kryengeciatorëve të Kosovës dhe të Serbisë u mbajt më 24 tetor në Bruksel, i cili përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në mars të atij viti për aneksin e zbatimit të saj por deri më tani kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim./RTV21/21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker