Detajet nga kampi i emigrantëve, punonjësit do kenë 100 euro ditën

Punimet për ndërtimin e kampit për pritjen e emigrantëve në Gjadër vijojnë, ndërsa janë bërë me dije detaje mbi mënyrën sesi do të bëhet menaxhimi i rendit brenda godinave.

Sindikata e Policisë së Italisë informon se për ruajtjen e rendit brenda godinave në Gjadër do të angazhohen 300 policë italianë.

Shërbimet do të drejtohen nga një Menaxher i Lartë, dy Menaxherë të Parë dhe Zyrtari Ndërlidhës me Shqipërinë.

Fillimisht, më 2 qershor do të dërgohen 20 operatorë , në rolin e inspektorëve dhe ndihmës agjentëve për të mbikëqyrur strukturën e vendosur në portin e Shëngjinit.

Paga e tyre do të jetë ajo e misionit ndërkombëtar, 100 euro neto në ditë.

Për çështjen ligjore do të zbatohet ekstraterritorialiteti, ku legjislacioni italian do të zbatohet brenda strukturave, ndërsa jashtë, për shembull në rast arratisje apo krimet e ndryshme të kryera, do t’i delegohet policisë shqiptare.

Lajmet Detajet nga kampi i emigrantëve, punonjësit do kenë 100 euro ditën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>