Dështon ankandi i parë për Tiranën, çka pritet të ndodh tani?

Kryefjala e fundjavës së shkuar dhe kësaj fillim jave ka qenë dalja në ankand e 66% të aksioneve të klubit të futbollit Tirana, të cilat janë nën pronësinë e presidentit aktual Refik Halili.

Një gjyq për çështje pronësie, pa lidhje me biznesin e futbollit, ka sjellë ngrirjen e këtyre aksioneve që dolën në shitje në javën e shkuar me vlerën prej rreth 1.6 milionë eurove.

Afati i fundit ishte kjo e hënë, ku palët që u paraqitën në ankand ishin vetëm kreditorët dhe debitorët, duke e çuar në dështim këtë proçes.

Përmbaruesi Baftjar Nela për ‘Top Channel’ ka deklaruar: “Nuk pati ofertues, ishin të pranishme të dyja palët edhe kreditori edhe debitori, firmosën procesverbalin. Nuk arritën asnjë marrëveshje me njëri-tjetrin kjo edhe për arsye që pala kreditore nuk është e interesuar për marrëveshje.

Po çfarë ndodh tani sipas Kodit të procedurës Civile?

“Brenda 10 ditëve do të hapet një fazë e e dytë e ankandit, me një vlerë rreth 30% më të ulët se vlera e pare”.

Nëse nuk ka një marrëveshje apo interesim në këtë ankand të dytë?

“Kodi e përcakton se edhe në këtë ankand të dytë nuk ka ofertues, aksionet do t’i propozohen në fillim kreditorit, nëse ai i refuzon, do të hiqet sekuestro e këtyre aksioneve dhe vazhdohet me pasuri të tjera.”

Lajmet Dështon ankandi i parë për Tiranën, çka pritet të ndodh tani? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>