Deputeti gjerman e quan të gabuar ndërlidhjen e asociacionit me anëtarësimin në KiE
Deputeti gjerman Thomas Hacker, ka reaguar pas raportimeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Sipas tij ndërlidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte gabim i madh.
“Lidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të ishte gabim i rëndë. Përsëri, duket se disa vende perëndimore nuk kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës”, ka shkruar Hacker në platformën X.
Lajmet Deputeti gjerman e quan të gabuar ndërlidhjen e asociacionit me anëtarësimin në KiE >> Rahoveci INFO.