“Çmendet” 42-vjeçari në Tiranë, konfliktohet me një shofer dhe i bllokon rrugën autobusit – shkakton trafik

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili ditën e djeshme në rrugën “Bardhyl”, u konfliktua me drejtuesin e një automjeti dhe më i pas doli përpara një autobusi duke u bërë pengesë për kalimin e mjeteve të tjera.

Gjatë shoqërimit për në komisariat, 42-vjeçari gjithashtu ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin P. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 19:20, në Rrugën Bardhyl, për motive të dobëta, është konfliktuar me drejtuesin e një automjeti, dhe më pas i ka dalë përpara një autobusi, duke u bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve të tjera.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajmet “Çmendet” 42-vjeçari në Tiranë, konfliktohet me një shofer dhe i bllokon rrugën autobusit – shkakton trafik >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>