Bujar Osmani thirrje për pjesëmarrje masive në votime: Të vijojmë rrugëtimin e europian

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për t’i zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.

Votimi filloi në orën 7:00, dhe dalja në zgjedhje presidenciale në dy orët e para ishte 4.17 për qind, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 4.45 për qind, sipas kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Novakovski.

Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV dhe ish-kandidat për president pasi hedhur votën në qendrën e tij të votimit bëri thirrje për dalje masive në votime në mënyrë që sic tha vendi të vijojë rrugëtimin evropian.

“Shpresoj që qytetarët do dalin masivisht në votime të shprehin vullnetin lirshëm dhe të mund të themi që RMV vijon sot rrugëtimin evropian, si një shtet i ndërtuar mbi tolerancën ndëretnike dhe reformat. Gruaja ime votoi vetëm në zgjedhjet parlamentare, unë votova në të dyja, edhe ato presidenciale, është vullnet i lirë i qytetarëve”, tha Osmani.

Nëse në votimet e sotme nuk marrin pjesë të paktën 40 për qind e votuese zgjedhja e presidentit në RMV dështon.

Lajmet Bujar Osmani thirrje për pjesëmarrje masive në votime: Të vijojmë rrugëtimin e europian >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>