Borrell: Anëtarësimi në BE dhe progresi në dialog duhet të shkojnë dorë për dore
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një konferencë për media lidhur me raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, ka porositur Kosovën dhe Serbinë se anëtarësimi në bllok dhe progresi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve duhet të shkojnë dorë për dore.
Borrelli pranoi se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë në pritje, por shpreson që të dyja shtetet do të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit në BE.
“Në Kosovë dhe Serbi më lejoni të përmend punën që jemi duke bërë në dialog, më besoni shumë punë. Kemi zgjedhur çështjen e targave me marrëveshje reciproke, kemi pasur sukses në politikën për pranim të dokumenteve më në fund, duke ua mundësuar qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë të lëvizin pa pengesa nga njëra anë e kufirit në tjetrën. Është arritje e rëndësishme, nuk ishte e lehtë. I dhamë fund pas 20 vjetëve shpenzimit të parregullt të energjisë elektrike në veri. Dhe arritëm marrëveshjen bazë në Brukel dhe aneksin në Ohër. Fatkeqësisht, zbatimi është në pritje. Dhe për të dyja, progresi për anëtarësim në BE dhe ai në dialog duhet të shkojnë dorë për dore. Jo njërën po, njërën jo”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, Borrelli foli edhe për faktin se zgjerimi do të jetë në krye të agjendës së Komisionit Evropian, duke e cilësuar KE-në si magnet.