Bislimi: Do t’i zbatojmë rekomandimet nga Raporti

Pas publikimit të Raportit të Progresit, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova në këtë raport  është vlerësuar për prioritizimin politik që i është bërë procesit të integrimit evropian.

Bislimi ka theksuar se Kosova do të zbatojë rekomandimet e dala nga raporti pavarësisht masave “të padrejta” të BE-së.

“Do të vazhdojmë zbatimin e rekomandimeve dhe prioritizimin politik të agjendës së integrimit evropian pavarësisht masave të padrejta që janë në fuqi. Ne i konsiderojmë ato si të padrejta sepse së pari është rekomanduar largimi i tyre dhe pavarësisht prapë qëndrojnë në fuqi, dhe së dyti i konsiderojmë si në kundërshtim edhe me vetë parimet e BE-së duke dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e BE-së ndaj qytetarëve tanë. Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe presim që Këshilli të marr vendim shpejt për heqjen e tyre. Kosova nuk ka dhe nuk kërkon alternativë tjetër dhe është e vendosur në rrugëtimin drejt BE-së”, ka thënë Bislimi.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker