Basha akuza mazhorancës: Pse e mbani në sirtar amendamentin për Kosovën?

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në fjalën e tij në seancën plenare, është shprehur se qytetarët nuk e dinë se çfarë marrëveshjes janë bërë mes “Rithemelimit” dhe Qeverisë, por e dinë se prej 6 muajsh nën mjegullën e ish-revolucionit janë bllokuar dhjetëra iniciativa të PD.

Ai i kërkoi parlamentit, se pse mbahen në sirtar amendamenti për Kosovën dhe shumë iniciativa të tjera me debat, që kanë të bëjnë me vettingun e politikanëve apo imunitetin e deputetëve, ndër të tjera.

“Pasi mbaruat këtë serinë e parë të teatrit kthehemi te faktet. Qytetarët nuk e dinë se çfarë marrëveshjesh bëni ju. Por qytetarët e dinë, se ju prej 6 muajsh nën mjegullën e ish-revolucionit rrahmetpast keni bllokuar dhjetëra iniciativa të PD.

Ka katër muaj që mbani ne sirtar amendamentin për Kosovën, s’ka nevojë Kosovë për lëpirje.

Cfarë keni bërë me projektligjin për vettingun e politikanëve? Pse nuk e sillni në Kuvend? Ku e keni projekt vendimin pe heqjen e imunitetit të deputetëve? Keni këto akte dhe dhjetëra akte të tjera nga PD?”, u shpreh Basha nga foltorja e Kuvendit.

Lajmet Basha akuza mazhorancës: Pse e mbani në sirtar amendamentin për Kosovën? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>