Arrestohen 3 të mitur të dyshuar për zjarrin në Gjykatën e Kaçanikut

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, tre persona të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Lajmet Arrestohen 3 të mitur të dyshuar për zjarrin në Gjykatën e Kaçanikut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>