Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, 10 të lënduar

Dhjetë persona persona sipas informacioneve fillestare dyshohet se kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, në Prizren – veri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai tha se se në aksident janë përfshirë një veture me targa vendore dhe një minibus me targa te huaja.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit. Edhe një herë apelojmë tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë më të shtuar gjatë vozitjes për të shmangur aksidentet në trafik”, tha Hoxha./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>