Abdixhiku i kundërpërgjigjet Qeverisë për rritjen e pagave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se rritja e pagave për sektorin publik nuk mjafton.

Abdixhiku në Facebook, ka publikuar një tabelë që tregon sesa do t’i rris pagat LDK-ja nëse vjen në Qeveri.

Abdixhiku është zotuar për koeficient 150 euro.

“Me krizën e madhe të inflacionit, me rritjen e paprecedentë të çmimeve, të gjithë shërbyesit publik meritojnë paga të dinjitetshme nga shteti për të cilin punojnë. Këto paga nuk i kanë sot! Këto paga do t’i kenë që nga java e parë e Qeverisë sonë! Ky është dallimi! Ky është ndryshimi”, ka thënë Abdixhiku.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker