Liga e Kombeve, Italia forcohet në krye të grupit A2 pas fitores ndaj Belgjikës
Futbollistët e kombëtares së Italisë në futboll kanë arritur sonte fitore të vështirë në përballje me Belgjikën e papërshtatshme, duke forcuar kreun e tabelës dhe duke shtuar epërsinë e pikëve ndaj Francës, e cila sonte si vendës dështoi të mposhtë Izraelin në Ligën e Kombeve, Grupi A2.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Azurët” në “Koning Boudewijnstadion” e shënoi Sandro Tonali në minutën e 11-të pas asistimit të Giovanni Di Lorenzo.
Kjo ishte fitorja e katërt në grup për Italinë, e cila shfrytëzoi barazimin e Francës ndaj Izraelit 0:0.
Italia ka 13 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara, pasuar nga Franca me 10 pikë, Belgjika ka katër pikë dhe Izraeli vetëm një pikë.