Sekuestrohet armë zjarri në Zveçan
Është arrestuar një person ditën e hënë në Zveçan, të njëjtit i është sekuestuar armë zjarri.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë M-48, me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /21Media