Selmanaj: Kurti dhe mendësia e tij duhet t’i takojë së shkuarës, një model si Kurti nuk i duhet Kosovës
(Lajm i përditësuar)
Selmanaj: Kurti dhe mendësia e tij duhet t’i takojë së shkuarës, një model si Kurti nuk i duhet Kosovës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 tha se Albin Kurti nuk i duhet Kosovës dhe shpreson që Qeveria Kurti do t’i takojë së shkuarës.
”Shpresojë shumë që Kurti dhe mendësia e Kurtit duhet t’i takojë së shkuarës, nuk i duhet këtij vendi nuk i duhet Kosovës nuk i duhet të ardhmes, kur s’do tia dëshiroja as Kurtin as një model si Kurti”, tha Selmanaj.
Ai tutje ka shtuar se me përfundimin e mandatit të Qeverisë Kurti përfundon tranzicioni eksperimental politik në Kosovë.
”Historia politike kur të fillojmë të analizojmë dhe e shohim që ardhja e VV-së në pushtet ka qenë hap i nevojshëm për zhvillimin e demokracisë në Kosovës, njerëzit është dashtë me provu secilin, jam i bindur që me këtë qeveri përfundon tranzicioni eksperimental në Kosovë”, tha Selmanaj.
Selmanaj: LDK-ja nuk përjashton asnjë parti për koalicion me kushtin që Abdixhiku të jetë kryeministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja nuk ka parti të kuqe për asnjë parti politike.
”Asnjëra parti politike nuk përjashtohet për koalicion por kushti i vetëm i LDK-së është që kryeministër të jetë Lumir Abdixhiku”, tha Selmanaj teksa shtoi se nuk ka vija të kuqe as për LVV-në.
Votimi i Presidentës Osmani, Selmanaj: Dy deputetë të Listës Serbe kishin ardhë për çështje pazari politik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 foli edhe për votimin e Presidentës, Vjosa Osmanin, për çka tha se dy deputetë të Listës Serbe kishin ardhë për çështje pazari.
”Ne kemi qenë në sallë, disa nuk kanë marrë pjesë në votim. Por kishim informata që, ishin vetëm dy deputetë Adem Hoxha dhe deputeti romë, ishin të dy pjesë e listës Serbe e dinim që kanë ardhë për çështje pazari politik’, tha Selmanaj.
Selmanaj: Nuk kemi komunikm me VV-në për funksionimin e Kuvendit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja është unike se si ka bërë opozitë, por ai shtoi se VV-ja i ka mbyllur të gjitha dyertë për komunikim me partitë opozitare.
”Nga ana tjetër na i kanë mbyllur dyert e komunikimit të bashkëpunimit për gjithëçka, kemi pasur propozime, kurrë nuk janë ulë me diskutu me ne, çka ka ndodh me këtë legjislaturë se këta kanë zgjedhur mos të bashkëpunojnë me partitë politike, por me armiqtë e Kosovës”.
Selmanaj: Në çfarëdo rrethane politike që nga vitit 1999 sjellja e Kurtit është viktimizimi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 tha se arsyeja që Opozita nuk e rrëzoi Qeverinë Kurti ishte që mos t’i ipet mundësia atij të viktimizohet.
”Krejt angazhimi publiko politik i Kurtit është viktimizimi në çfardo rrethana që nga viti 1999 që unë e mbajë mend, sjellja e tij është viktimizimi dhe kjo i solli rezultate të mdhaja dhe ne nuk dëshironim që t’ia japim këtë dhuratë për tu viktimizuar”, tha Selmanaj
Selmanaj: Albin Kurti i ka bërë të gjitha, është zëvendësuar në përkushtuesin më të madh të zbatimit të marrëveshjeve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 tha se Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do t’i rishkojë marrëveshjet, të cilat dikur i ka kundërshtuar.
”Albin Kurti i ka bërë të gjitha këto Albin Kurti ka thënë që do t’i rishkojë marrëveshjet dhe tash është zëvendëuar në përkushtuesin më të madh zbatuesit të marrëveshjeve që Edita Tahiri i ka nënshkruar, të gjitha këto marrëveshje dikur Kurti i ka kundërshtuar ”, tha Selmanaj.
Selamanj: Do ta rishkruajmë një dokument të ri për draft Asociacionin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja me ardhje në Qeverisje do ta fillojnë draftimin e një dokumenti të ri për Asociaiconin.
”Ne duhet ta rikthejmë diskutimin me miqtë tanë në mënyrë që ta fillojmë draftimin e një dokumenti të ri për Asociaiconin, nuk është e lehtë, LDK-ja e ka qasjen kështu ta kthejmë raportin me SHBA-të, ta rishkrujmë një draft të ri në përputhje me Kushtetëm”, tha Selamanj.
Veriu i vendit, Selamanaj: Ni taktizim i Serbisë për ta menaxhuar situatën atje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja me ardhje në Qeverisje do fillohet një proces i normaliizmit të raporteve me aletatët.
”Duhet të fillojmë një proces të normlizimit me aleatët tanë, jo Serbinë”, tha Selmanaj.
Ai tutje ka shtuar se ”ka përpjekje të luftës kriminale në Veri”, por sipas tij nuk ia ka vlejtë.
”Ni taktizim i Serbisë për ta menaxhuar situatën atje, ajo qetësi atje është si rezultat i kërkesës së Serbisë”, tha Selamanaj.
Selmanaj: LDK nuk është LVV, ne premtojmë atë se çka mundemi me realizu
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 duke folur për progrmain e zgjedhor të LDK-sa tha se LDK-ja nuk jep premtime për gjëra që nuk munden t’i realizojnë ashtu siç bëri LVV-ja.
”LDK nuk është LVV, VV ka premtuar 160 qerdh, 4 mijë banesa e çka s’ka premtuar, ne nuk jemi të tillë ne po premtojmë atë se çka mundemi me bë për 4 vite”, tha Selmanaj.
Ai gjithshtu tha se me ardhjen e LDK-së në pushtet është e ”garantuar heqja e masave”.
Selmanaj: Ambasadori Berisha gëneju në dëshminë e tij
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar Qeverinë Kurti, teksa ka përmendur edhe raportimin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni. Martin Berishajn në komision.
Lidhur me këtë raportim, Selmanaj tha se ”ambasadori gënjeu në dëshminë e tij, nuk e tha të vërtetën”.
Selmanaj: Korrupsion të struktuar nuk ka pasur më të madh në Kosovë, regjisori i këtij skenari është Kurti
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se me qeverinë aktuale ka ”korrupsion të struktuar”, teksa shtoi se kurrupsion më të madh nuk ka pasur asnjëherë.
Sipas Selmanajt, ka thënë se ”Kurti po të bënte që une distancohem por ky i ka mbrojtur me fuqinë më të madhe, ka qenë në dijëni për të gjitha, skemë e organizuar me zot shtëpije dhe unë mendoj se rregjisori i ktij skenari është Kurti”.
Selmanaj tutje ka shtuar se ”Hajnia në këtë qeveri ka zot shtëpije”
Selmanaj: Kjo Qeveri ka pasur përpjekje që ta deformojë sistemin e drejtësisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti ka pasur përpjekje që ta menaxhojë sistemin e Drejtësisë në Kosovë.
”Kjo Qeveri ka pasur përpjekje që ta deformojë sistemin e drejtësisë për ta kapur atë dhe menagjuar e mbani mend iniacitën e parë për kapjen e Këshillir Propurorial të Kosovës, e dërgoj në komisonin e Venecias e sollën përsëri këtu, Komisioni i Venecias e dështoi, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi”, tha Selmanaj ndër tjera.
Ai tutje ka shtuar se ”Në histroinë e ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese numri më i madh i ligjeve që janë konsideruar jo kushtetuse është në këtë Qeveri, 10 ligje”.
Selmanaj: Kurti është politikani që gjithë angazhimin e ka mbi baza mashtrimi dhe propaganda
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publikë.
Selmanaj tha se kjo rritje konsiderohet si e vogël, madje ai shtoi se me këtë veprim Qeveria ka bërë shkelje të Kushtetutës.
”Kurit thotë që edhe kur është rregullu ligji për herë të parë, ka pas kategori të caktuar të rritjeve, por ka pasur edhe zvogëlim të pagave, Kurti dinë me lojë fjalësh demagogjinë e perfeksionuar që e ka që të shes gjërat të pa qena e të pa vërteta t’i drejtohet popullit”, tha Selmanaj.
Ai tutje ka shtuar se ” Kurti është njëri prej politikanëve që nuk e di që e njeh historia e shqiptarëve gjithë angazhimin e vetë e ka mbi baza mashtrimi mashtrimi dhe propaganda”./21Media