​Lumir Abdixhiku viziton në shtëpi Gazmend Muhaxherin pas sulmit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, pas sulmit ndaj tij nga persona që tashmë janë arrestuar.

Abdixhiku gjatë kësaj vizite i ka bërë thirrje autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë që të ndërmarrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të sulmi.

“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashtershme. I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Muhaxheri ka njoftuar se pas sulmit të befasishëm është shëndosh e mirë, duke falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij.

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje shtesë në lidhje me sulmin ndaj kryetarit të kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se me këtë rast janë arrestuar dy persona, të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Aktualisht prokurorja e çështjes është duke përpiluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, të cilët kanë kryer vepra penale sulm ndaj personi zyrtar dhe lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Nikçi.

Gjithashtu në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të sqarohen të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!