Zjarrfikësit japin detaje për aksidentin me tre të vdekur në Badoc

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të shtunën mbrëma në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Tashmë është konfirmuar se vetura me të cilën po lëviznin ka rënë në Liqenin e Badocit.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se dy nga trupat e pajetë të personave të përfshirë në aksidentin e ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Gjilan-Prishtinë, janë nxjerrë nga zhytësit e FSK-së nga uji i Badocit.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës tjetër, sipas tij, është tërhequr bashkë me veturë me anë të litarit.

“Menjëherë ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Kanë bërë përpjekje për ta nxjerrë veturën, por nuk kanë mundur sepse ishte e gjitha e zhytur në ujë. Ka ardhur ekipi i zhytjes së FSK-së, i kanë nxjerrë dy persona që kishin humbur jetën në ujë, njëri që ka mbetur në veturë e kemi tërhequr me litar, me kamion e kemi nxjerrë veturën me gjithë personin e vdekur, dhe pastaj sigurisht e kemi hequr edhe nga vetura bashkë me FSK-në, dhe e kemi dorëzuar te ekipet mjeko-ligjore”, ka thënë Gashi./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>