Osmani në Samitin e Frankofonisë: Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, ku ndër tjera ka theksuar se Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, theksova se Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate: bashkëpunimin për promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Në përpjekjet tona jo vetëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, por edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunimi me partnerët tanë në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>