​Barcelona pëson disfatën e parë, mbetet në rekordin e ‘vjetër’ të fitoreve

Barcelona ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të garave, duke dështuar kështu të barazojë rekordin e saj më të mirë në histori të La Ligës që nga sezoni 2013/14.

Pas shtatë fitoreve radhazi dhe tentimit të tri pikëve të reja, përballja e radhës ndaj Osasuna-s ka lënë trajnerin Hansi Flick nën hijen e Gerardo ‘El Tata’ Martinos me tetë fitore radhazi dhjetë vjet më parë.

Edhe pse para ndeshjes trajneri gjerman tha se janë të përgatitur për të barazuar rekordin e fitoreve, lojtarët e tij nuk arritën ta realizojnë këtë në fushë, madje rrezikuan të pësojnë humbje më të thellë.

Skuadra e Osasuna-s në pjesën e parë tregoi lojë të vëmendshme dhe plot dinamikë duke shënuar përmes kroatit Ante Budimir në minutën e 18-të pas asistimit të Bryan Zaragoza. Ky i fundit dhjetë minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë për Osasuna pas asistimit të Pablo Ibanez.

Në pjesën e dytë Barcelona mori iniciativën duke rrezikuar më seriozisht portën kundërshtare, gjë e cila iu shpagua për të zvogëluar epërsinë e vendësve në 2:1 minutën e 53-të përmes golit të Pau Victor. Por, kur pritej goli i barazimit, Osasuna shënoi serish përmes kroatit Ante Budimir nga penalltia në minutën e 72-të.

Abel Bretones në minutën e 85-të ngriti epërsinë në 4:1, teksa katër minuta më vonë për Barcelonën shënoi Lamine Yamal.

Pas humbjes së parë, Barcelona vazhdon kryesimin në tabelë me 21 pikë, ndjekur nga Real Madrid dhe Atletico Madrid me nga 17, përkatësisht 15 pikë, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar dhe fitorja eventuale e ndonjërës prej tyre në derbin e nesërm nga ora 21:00 do të shkurtojë epërsinë e pikëve me liderin e tabelës.

Osasuna ndërkaq renditet e gjashta me 14 pikë, pozitë të cilën mund ta humbë nëse Athletic Bilbao mposht nesër para shikuesve të vet skuadrën e Sevilla-s.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>