​Palmer bëri histori në fitoren e Chelsea, Arsenali shpëton në minutat shtesë

Chelsea festoi në shtëpi xhiron e 6-të të Premier ligës me rezultat 4:2 ndaj Brighton dhe të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 7-të përmes Ruter, ndërsa Chelsea u kundërpërgjigj me një het-trik të Cole Palmer në intervalin nga minuta e 21-të deri 31. Palmer fillimisht shënoi pas një asistimi nga Jackson, më pas realizoi një penallti në minutën e 28-të dhe në minutën e 31-të i dha një avantazh të lartë Chelsea nga gjuajtja e lirë, ndërsa Brighton shënoi golin e dytë përmes Baleba në minutën e 34-të.

Cole Palmer ka shënuar gjithsej gjashtë gola në tetë paraqitje për Chelsean këtë sezon, dhe regjistroi katër asistime.

Arsenali ndërkaq shënoi fitore 4:2 ndaj Leicesterit në Emirates. Deri në minutën e 94-të, rezultati ishte 2:2 dhe dukej se Arsenali do të lëkundej. Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard shënuan në pjesën e parë, por Leicester u rikthye me golat e James Justin në minutat 47 dhe 63. Fitoren ia sollën Arsenalit Trossard dhe Kai Havertz, të cilët shënuan në minutën e katërt, përkatësisht nëntë të kohës shtesë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>