Fotoja familjare e liderve të Ballkanit Perëndimor, Rama në krah të Albin Kurtit dhe Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka ndarë foton familjare, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor sot në Bruksel, së bashku me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kryeministri Edi Rama shihet në foto në krah të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes së KE, Von der Leyen. Në takim ishin të pranishëm edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski.

Në një postim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian.

“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkruan ajo.

Edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga momenti final i takimit, ku shihet duke shtrënguar duart me komisionerin për Zgjerimin, Varhelyi dhe Presidenten e KE, Von der Leyen.

Takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit ishte informues lidhur me qëllimet dhe misionin që do të ketë KE-ja në pesë vjetët e ardhshëm, sa do të zgjasë mandati i saj i dytë në krye të këtij institucioni.

Von der Leyen ka caktuar kandidaten nga Sllovenia, Marta Kos, si komisionare për Zgjerim, që do të thotë se ajo do të merret edhe me raportet me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen me këtë takim po ashtu dëshmoi se edhe në mandatin e ri do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për “agjendën e reformave dhe rritjes”, të cilat tashmë i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Bosnja e Hercegovina ka qenë e fundit që ka dorëzuar një dokument të tillë.

Lajmet Fotoja familjare e liderve të Ballkanit Perëndimor, Rama në krah të Albin Kurtit dhe Von der Leyen >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>