Zyrtarja e PE-së: Ndërmjetësuesit e dialogut anojnë kah Serbia

Asistentja në Parlamentin Evropian, Federica Woelk ka adresuar një mori kritikash për ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë- Serbi, duke thënë se po anojnë më shumë nga Serbia.

Përmes një postimi në platformën X Woelk ka thënë se ndërmjetësuesit po përpiqen që në dialog të përfshinë vetëm pikat që favorizojnë Serbinë.

“Kur Kosova kërkon të përfshijë çështjen e krimeve të luftës në kuadër të dialogut, përgjigja është jo. Kjo qasje me standarde të dyfishta është një problem”, ka shkruar ajo.

Më tej Woelk e ka quajtur këtë si të padrejtë për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian, ku në këtë rast ka përmendur çështjen e dinarit.

“Jo, NUK është si qëndrimet e tjera të politikës së jashtme të BE-së. Njëanshmëria në këtë rast është aq konkrete dhe aq e qartë, saqë ndërmjetësit janë totalisht të prirur drejt Serbisë dhe nuk ka asnjë mundësi për një dialog të vërtetë. Kosova. Politika e ndërmarrë ndaj Kosovës nga BE-ja është thellësisht e padrejtë, e padrejtë dhe absolutisht e pabazuar në asnjë lloj fakti. Kjo shihet veçanërisht nga vendimi për ndërhyrje në kushtetutën e Kosovës në lidhje me dinarin”.

Lajmet Zyrtarja e PE-së: Ndërmjetësuesit e dialogut anojnë kah Serbia >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>