Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd, Vuçiqi kërkon mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar takim të pa paralajmëruar me Drejtoreshën e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst dhe Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

“Shpreha shqetësimin tim për sfidat me të cilat po ballafaqohet populli serb çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi mbështetja më e fortë dhe pjesëmarrja aktive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë tutje se takimi pati në fokus kushtet politike në rajon, situatën aktuale në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të shumta.

Ai rithekson se temë e diskutimit ishte Kosova dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Kemi shkëmbyer mendime edhe për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Me bashkëbiseduesit u njoha në detaje për situatën në Kosovë dhe shpreha shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat populli serb përballet çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi që një mbështetje më e fortë dhe pjesëmarrje më aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha ai.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker