Zyrtare: Nate Grimes është përforcimi më i ri i Prishtinës

Sigal Prishtina vazhdon me transfere. Krah-qendra Nate Grimes është përforcimi më i ri i Prishtinës.

Grimes (208 cm) është prezantuar të mërkurën te Prishtina, ekip për të cilin do të luajë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

26-vjeçari po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm te Prishtina, bazuar në përvojën e tij në shtetet evropiane si Gjermani, Belgjikë e Finlandë.

“Amerikani Nate Grimes, 26 vjeçar, i cili luan në pozitat 4 dhe 5, është transferi më i ri i skuadrës sonë! Ai ka luajtur në elitat e shteteve si: Izrael, Gjermani, Belgjikë dhe Finlandë. Grimes gjatë gjithë karrierës ka luajtur me dyshifror të dyfishtë pikësh & kërcimesh. Është lojtar dominant si në sulm si në mbrojtje”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Ai së fundmi ka luajtur te skuadra nga Izraeli, Hapoel Eliat ku në gjashtë ndeshje ka pasur një mesatare prej 6 pikëve e 3 kërcimeve.

Lajmet Zyrtare: Nate Grimes është përforcimi më i ri i Prishtinës >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!