Zyrtare: Kupa e Kosovës në basketboll do të organizohet në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.01.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur që Final 8 Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën “Mizahir Isma”.

Kupa do të organizohet prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, shkruan Rahoveci.INFO.

FBK gjithashtu ka vendosur që të lejohen tifozët, por jo në mënyrë të organizuar.

“Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese. Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime. Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe vënia në funksion e kamerave në palestër. Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat”, shkruhet në njoftimin e FBK-së.

Lajmet Zyrtare: Kupa e Kosovës në basketboll do të organizohet në Rahovec >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!