Zyrtare: FC Prishtina – Dukagjini zhvillohet të hënën

Ndeshja e 1/8 së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi prishtinas përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
“FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja me KF Dukagjinin e planifikuar të zhvillohet (sot) të dielën më 5 shkurt 2023 nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është shtyrë. Sfida në fjalë, e cila i takonte 1/8 së finales së Kupës së Kosovës do të luhet të hënën (6 shkurt) nga ora 13:00 në të njëjtin vend. Dueli i planifikuar për ditën e sotme ishte e pamundur që të zhvillohet për shkak të kushteve të rënda të fushës me borë e akull, e ku përkundër përpjekjeve maksimale të FC Prishtinës, ishte e pamundur që të rikthehej fusha në gjendje normale për shkak të temperaturave të ulëta. Me vendim të zyrtarëve të ndeshjes, loja u shty për 24 orë”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.
Lajmet Zyrtare: FC Prishtina – Dukagjini zhvillohet të hënën >> Rahoveci.INFO.