Zyrtare: Derbi mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet pa tifozë

Derbi i katërt sezonal mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet këtë fundjavë.
E diela është dita e derbit El Anamorava, por ky derbi fatkeqësisht po zbehet për faktin se në qytetin e futbollit mungon një stadium që i plotëson kushtet.
Për herë të katërt këtë edicion derbi El Anamorava do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Ka qenë skuadra vendase për këtë duel, SC Gjilani që ka njoftuar se në këtë sfidë do të jenë vetëm mediat dhe zyrtarët e dy klubeve.
Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:
Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XXXIV-të në “Albi Mall” Superligë ndaj FC Drita do të zhvillohet të dielen më 14 Maj në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan (Rruga e Kumanovës).
Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.
Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.
Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapësirave të stadiumit për shkak të sigurisë.
Lajmet Zyrtare: Derbi mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet pa tifozë >> Rahoveci.INFO.