Zyrtare: Bjellorusi – Kosovë do të luhet në këtë shtet

Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Lajmin e ka bërë të ditur FFK në orët e mbrëmjes.

“Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë. Të dyja këto ballafaqime vlerësohen tejet të rëndësishme për fatin e Kombëtares së Kosovës në rrugëtimin drejt Evropianit 2024.

Lajmet Zyrtare: Bjellorusi – Kosovë do të luhet në këtë shtet >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!