Zyra e Kryeministrit jep detaje nga diskutimet me Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

Lajmet Zyra e Kryeministrit jep detaje nga diskutimet me Lajçakun >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>