Zvicra mori vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Serbisë

(Lajm i përditësuar)
Zvicra mori vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Serbisë.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë përfundoi 1:1. Zeki Amdouni kaloi në epërsi Zvicrën në minutën e 78-të me supergol. Ndërkohë për Serbinë shënoi Aleksa Terziq në minutën e 88-të, pas një kundërsulmi.
Granit Xhaka e udhëhoqi si kapiten Zvicrën. U ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa kishte një moment tensioni me lojtarët e Serbisë. Andi Zeqiri u aktivizua në pjesën e dytë.
Serbia humbi penallti po ashtu.
Zvicra në epërsi ndaj Serbisë
Zvicra është në epërsi ndaj Serbisë me rezultat 1:0 në ndeshjen në Zurich.
Golin u shënua Zeki Amdouni në minutën e 79-të. Ai shënoi supergol.
Tensione në ndeshjen Zvicër – Serbi, i përfshirë edhe Xhaka
Ka tensione në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Zvicër – Serbi.
Pasi Embolo goditi me top një lojtar të Serbisë u krijua një tollovi, ku i përfshirë ishte edhe Xhaka.
Huliganët serbë me thirrje anti-shqiptare
Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga fillimi i përballjes Zvicër- Serbi, janë regjistruar video të huliganëve serbë që bëjnë thirrje anti- shqiptare.
“Kush nuk kërcen është shqiptar”, kanë thirrur huliganët serbë në afërsi të stadiumit “Letzigrund” në Zurich.
Zagrevanje srpskih navijača u Cirihu. #UEFANationsLeague pic.twitter.com/04k71ZCPut
— B92 Sport (@b92sport) November 15, 2024
Zvicra sonte përballet me Serbinë
Zvicra sonte do të përballet me Serbinë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndeshja e cila do të nisë në ora 20: 45 do të zhvillohjet në ”Letzigrund Stadium” në Zurich,
Për kombëtaren zvicerane është edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.