Zv. ministrja Gashi vizitë në Danimarkë, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ka realizuar një vizitë pune në Mbretërinë e Danimarkës, gjatë së cilës e shoqëruar nga konsulli i Republikës së Kosovës, z. Valdrin Grainca, ku zhvilloi takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të institucioneve daneze.

Në kuadër të kësaj vizite, referuar komunikatës për media nga MPJD thuhet se Gashi ka zhvilluar takime të veçanta me Sekretarin e Shtetit për Punë Evropiane dhe të Arktikut, Jonas Bering Liisberg, kryesuesin e Komisionit për Politika të Jashtme, z.Michael Aastrup Jensen, dhe me kryesuesen e Komisionit për Punë të Jashtme, znj.Lise Bech.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se diskutimet kanë qenë  të përqendruara në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në tregti dhe ekonomi, sfidat e sigurisë rajonale, si dhe përkrahja e vazhdueshme e Danimarkës për avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Në takimet e zhvilluara u shpreh gatishmëria për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të reja, derisa u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim të ndërsjellë ndaj zhvillimit, demokracisë, paqes dhe sigurisë. /21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker