ZPS dorëzon aktakuzën e përbashkët ndaj Januzit, Bahtijarit e Shalës

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar të premten aktakuzën e përbashkët për çështjen gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe atë të Haxhi Shalës.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë.

“Sipas urdhrit gojor të gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, të datës 14 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi sot aktakuzën e përbashkët për çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të Haxhi Shalës”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se aktakuza e përbashkët është konfidenciale.

“Gjykatësi i procedurës paraprake do të vendosë në kohën e duhur lidhur me kërkesën e ZPS-së për bashkimin e këtyre dy çështjeve gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në konferencën e tretë me radhë mbi ecurinë e çështjes ndaj Ismet Bahtjarit dhe Sabit Januzit, gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou, kishte nxjerrë një urdhër gojor, ku ZPS-në e urdhëroi që aktakuzën e përbashkët ndaj Bahtjarit, Januzit dhe Haxhi Shalës, ta dorëzojë jo më vonë se 12 janari 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe në seancën e parë,  para gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Bahtijari dhe Januzi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.

Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) të Ligjit.Ndryshe, më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Kurse, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve,  tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup.

Lajmet ZPS dorëzon aktakuzën e përbashkët ndaj Januzit, Bahtijarit e Shalës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>