ZKA deponoi 300 raste në Prokurori nga viti 2018, por s’mori përgjigje

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka konfirmuar se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, ka deponuar rreth 300 raste potenciale në Prokurori të Shtetit që nga viti 2018, prej tyre 51 raste me elemente potenciale të veprave penale.

Për këto raste ajo shtoi se nuk kanë evidencë se sa prej tyre janë në procese gjyqësore, pasi që sipas Spancës mekanizmi kthyes nga Prokurori i Shtetit nuk është funksional.

“Nga 2018 deri në 2022 në total kemi dërguar diku 300 raste më elemente potenciale të veprave penale tek prokurori i shtetit, vetëm për 2022 kemi dërguar 51 raste me elemente potenciale të veprave penale. Ne kemi lidhur një marrëveshje të bashkëpunimit më Prokurorin e Shtetit me qëllim që të marrin një informatë kthyese të shohim se ku janë rastet të cilat i kemi dërguar te Prokurori i Shtetit por që ende ky mekanizëm nuk është duke funksionuar si duhet dhe nuk kemi marruar informata kthyese”.

“…ne marrim informata kthyese nga gjykata themelore të regjionit jo në mënyrë të strukturuar, ka raste kur fillojnë hetimet apo ngritën aktakuzat që ne pastaj të ndërlidhemi më rezultatet tona të auditimit, por jo që i kemi të konfirmuara nga prokurori i shtetit që për X raste janë ngritur kaq aktakuza apo kanë pushuar hetimet”, tha Spanca.

Spanca, potencoi se raportet e tyre e masin performancën e institucioneve që menaxhojnë me paranë publike dhe nuk janë organ obligues, por që mund të shfrytëzohen nga mbikëqyrësit kompetent.

“Ne lëshojmë rekomandime të auditmit ata që administrojnë më paranë publike krerët e institucioneve publike, do të duhet të merrnin parasysh, nuk janë obligative por janë obligative ne aspektin e përmasimit të përformancës së vet ministrive, komunave apo agjencive të pavarura, si dhe ndërmarrjeve publike, nuk është e detyrueshme është mirë që të mbahen llogari dhënës në këtë aspekt ka mekanizma të cilët i mbajnë llogari dhënës është komisioni për mbikëqyrje të financave publike i cili i mbanë llogaridhënës ministrat për zbatimin e rekomandimeve të auditmit”.

“…në nivelin lokal ishte dashur që vetë asambletë komunale t’i mbajnë llogaridhënës kryetarët e komunave për nivelin e zbatimit të rekomandimeve të auditmit, auditori i përgjithshëm janë rekomandimet të cilat jepen nuk janë të obligueshme më ligj, i vetmi obligim është hartimi i planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditmit plan i cili duhet t’i dërgohet zyrës kombëtare të auditimit brenda 30 dite pas publikimit të raportit të auditimit”, deklaroi Spanca.

Spanca, tha se në tetor të këtij viti kanë dërguar planin vjetor, dhe për vitin 2024 do të auditojën edhe disa ndërmarrje publike si Trepcën, KEK-un, Prishtina Parking dhe RTK-në, raporton EO.

“Në tetor të këtij viti kemi dërguar planin vjetor të audimit te komisioni për mbikëqyrje të financave publike, i cili edhe është i obligueshëm më ligj dhe në planifikojmë kryerjen e 123 auditime, e cila përfshinë të gjitha auditimet të detyrueshme të parregullsisë për ministritë, komunat dhe agjencitë e pavarura, si dhe tek ndërmarrjet publike për dallim nga viti paraprak që kemi audituar këtë vit kemi vendosur në plani tonë auditues pasqyrat financiare auditimin e pasqyrave financiare të Trepçës, do të vazhdojmë më auditimin e pasqyrave të Korporatës Energjetikë të Kosovës, dhe Radio Televizionit të Kosovës. Përveç kësaj kemi përfshirë në planin auditues edhe tema me interes, disa prej tyre është menaxhimi i sektorit të ndërtimit në Kosovë, është një auditim të cilin po e kryem për herë të parë, pastaj lista e pritjes së pacienteve, në sektorin e shëndetësisë, licencimi i mediave i cili pritet të publikohet në fillim të vitit 2024, auditimi i Prishtina Parking”, përfundoi Spanca.

Lajmet ZKA deponoi 300 raste në Prokurori nga viti 2018, por s’mori përgjigje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>