Zjarri në shtëpinë e pleqve, dy personave iu dha ndihmë

Një zjarr përfshiu shtëpinë e pleqve në Prishtinë, rruga “Afrim Loxha”.

Por, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit duke bërë që mos të ketë të lënduar.

Megjithatë, tymi ka depërtuar dhe dy personave i është dhënë ndihmë mjekësore, pasi kishin probleme me frymëmarrjen.

Lexo edhe:

Përfshihet nga zjarri shtëpia e pleqve në Prishtinë

Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. “Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme,  raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymëmarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar”, ka thënë ajo.

Lajmet Zjarri në shtëpinë e pleqve, dy personave iu dha ndihmë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>