Zjarret në Shqipëri, për të qëllimshme mund të dënoheni deri 15 vjet

Në një kohë që temperaturat kanë arritur pikun, dhe rreziku i rënies së zjarreve është i lartë, ministria e Mbrojtjes i është drejtuar me një apel qytetarëve.

Ndërsa u kërkon të shmangin zjarret e qëllimshme, ajo u kujton se çdo zjarrvënie e rrezikshme në pyje dënohet deri në 15 vite burg.

”Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta! Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal. Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme. Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet. Në rast emergjence kontakto: -127, -128, -129 ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile 08000911″, thuhet në njoftim.

Lajmet Zjarret në Shqipëri, për të qëllimshme mund të dënoheni deri 15 vjet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>