Zjarr në një banesë në Durrës, katër persona dërgohen në spital

Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati në lagjen nr.7 të qytetit. Zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati në zonën që njihet si Çezma e Ferrës.
Nga të dhënat mësohet se zjarri ka rënë në banesën e një gruaje të moshuar, e cila jeton e vetme. Për shkak të përhapjes së zjarrit në banesën e saj, tymi ka dalë edhe në mjediset e përbashkëta të pallatit.
Katër banorë të pallatit, së bashku me të moshurën në banesën e së cilës ra zjarri, janë dërguar në spital me ambulancë.
Efektivët e shërbimit zjarrfikës të qytetit kanë ardhur shpejt duke shuar flakët në katin e katërt. Policia në bashkëpunim me PMNZSH po kryejnë hetime për shkaqet e zjarrit. /vizionplus.tv