Zhvillimet në veri, reagon qeveria zvicerane

Qeveria zvicerane ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku edhe sot u shtuan dy barrikada të reja. Në reagimin e Qeverisë së Zvicrës, apelohet që të dy palët, Kosova dhe Serbia, t’i evitojnë veprimet që mund të sjellin përshkallëzim të situatës.

Sipas tyre, EULEX dhe KFOR janë organet thelbësore për ta ruajtur paqen dhe rendin në veri.

LEXO EDHE KETE

Këshilli i Ambasadorëve letër Bidenit: Bëji presion Serbisë për heqje të barrikadave

“U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë thelbësor për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për komunitetet lokale në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Zvicrës në Twitter.

Grupet kriminale serbe kanë vazhduar me ngritjen e barrikadave në veri, numri i të cilave ka arritur në trembëdhjetë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net ngritjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit nga ana e grupeve kriminale serbe.

Serbët jo vetëm që nuk kanë treguar shenja të tërheqjes, por ata sot kanë bllokuar lëvizjen e lirë edhe brenda qytetit të Mitrovicës. Barrikada e ngritur tek udhëkryqi i Shkollës Teknike, lokacion ky në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, është barrikada e parë e vendosur brenda qytetit.

Rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.

Përpos aty, një barrikadë është vendosur edhe në urën e re tek vendi i njohur si “Kërshi i Dudës” në Zveçan, në rrugën që lidhë Rudarën e Zveçanit me Mitrovicën e Jugut.

Vendosja e barrikadave të reja vjen, një ditë pasi KFOR, bëri thirrje që palët e përfshira të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

KFOR po ashtu bëri thirrje sërish që të sigurohet liria e lëvizjes.

“Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjes e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat çorintuese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, u tha ndër të tjera në thirrjen e KFOR./Rahoveci.info.info/

Lajmet Zhvillimet në veri, reagon qeveria zvicerane >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!