Zhvati 4.7 mln euro, Bruno Çobo në GJKKO: U vetëdorëzova, s’më ekstraduan nga Dubai

Bruno Çobo doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme teksa nuk janë bërë as 24 orë nga mbërritja e tij nga Dubai.

Togat e zeza i komunikuam masën e “Arrestit në burg” që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milion euro ndaj shtetasve italianë përmes platformave të call-centerave.

Në sallën e gjyqit, Çobo hodhi poshtë deklarimet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që tha se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, por që ka udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetëdorëzuar.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, tha Çobo.

Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri.

Lajmet Zhvati 4.7 mln euro, Bruno Çobo në GJKKO: U vetëdorëzova, s’më ekstraduan nga Dubai >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>