Zhgënjejnë kuqezinjtë, humbin 3:0 përballë Kilit! “Fitore” në…shkallët e stadiumit

Shqipëria ka humbur 0 me 3 ndeshjen miqësore me Kilin, e luajtur në Parma të Italisë.

Kuqezinjtë pësojnë humbje pas thuajse një viti, duke qenë se disfata e parë dhe e vetme nën drejtimin e teknikut brazilian, datonte më 27 mars të 2023-it ndaj Polonisë në Varshavë.

Në pjesën e parë Kili u ndihmua edhe nga arbitri, pasi shënoi pas një topi të ulur me dorë.

Në të dytën, latinët dyfishuan shifrat me një aksion në një moment përgjumjeje të mbrojtjes kuqezi, rreth 10 minuta nga fundi.

Ndërsa në shtesë vulosën gjithçka për rezultatin final 0-3.

Nga ana tjetër kuqezinjtë e Sylvinhos u shfaqën larg formës së tyre më të mirë, duke bërë shumë gabime.

Teksa edhe dy sulmuesit e kthyer në Kombëtare, Rey Manaj, i cili e nisi nga fillimi, dhe Armando Broja i aktivizuar në vend të tij në pjesën e dytë, nuk arritën të finalizonin mundësitë e krijuara.

Peshojnë disa muaj pa ndeshje zyrtare për Jasir Asanin, i cili provon, por e majta nuk i bindet. As debutuesi Arbër Hoxha nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, ndonëse luajti pak.

Ndërkohë që dhuroi disa “shkëndija” pozitive Arbnor Muçolli.

Vlen të theksohet se e vetmja “fitore” e Shqipërisë në këtë sfidë ishte në shkallët e stadiumit.

Impianti “Ennio Tardini” ishte i mbushur plot me tifozë të kombëtares kuqezi.

Përgjatë 90 minutave tifozët nuk reshtën së mbështeturi Shqipërinë, pavarësisht se rezultati nuk ishte aspak në favor.

Lajmet Zhgënjejnë kuqezinjtë, humbin 3:0 përballë Kilit! “Fitore” në…shkallët e stadiumit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>