Zhegrova, Muriq e Muslija kërkojnë falje për shkelje të rregullave

Lojtarët e Kosovës përmes një letre i kanë kërkuar falje trajnerit të kombëtares, bashkëlojtarëve, federatës e tifozëve për shkleje të rregullave.

“Po u drejtohem me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar. Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve. Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, shkruan në letrën e kërkim-faljes.

Kjo letër u publikua nga FFK-ja të premten, bashkë me listën e selektorit Franco Foda për dy ndeshjet e tetorit.

“ Të dashur tifozë,
Sot, si një familje e bashkuar, ndiejmë nevojën për të bërë një publikim të rëndësishëm për kërkim falje nga tre lojtarët për mosrespektimin e rregullave të Kombëtares së Kosovës. Kjo reflekton angazhimin tonë të përbashkët për rregullat dhe vlerat që na udhëheqin.
Bashkë, me përgjegjësi e përkushtim, drejt sukseseve!Dardanët do të zhvillojnë dy ndeshjet e radhës të kampanjës kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve në tetor”, thuhet në njoftimin e FFK-së derisa bëhet e ditur se të tre futbollistet janë ftuar për ndeshjet e këtij muaji./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker