Zhduken dy shtetas të Britanisë në Ukrainë

Dy shtetas britanikë janë zhdukur në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, ka thënë policia ukrainase.

Burrat, të moshës 28 dhe 48 vjeç, po bënin punë vullnetare, tha policia, dhe u panë për herë të fundit të premten duke shkuar në qytetin Soledar, ku luftimet kanë qenë intensive në ditët e fundit.

Që nga atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt nga ata, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme tha se po “mbështeste familjet e dy burrave britanikë që janë zhdukur në Ukrainë”.

Departamenti i policisë në qytetin e Bakhmut tha se ata e morën informacionin për një person të zhdukur në orën 17:15 me kohën lokale të shtunën dhe apeluan për çdo informacion që mund të ndihmonte në gjetjen e dy burrave.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!