Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë / Gashi: Zgjidhja është dorëheqja e kryeministrit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë para gazetarëve se zgjidhja e vetme për zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e kryeministrit Kurti.

Këtë gjë, Gashi tha se Kurti duhet ta bëjë, më së largu, deri më 25 gusht.

Ai sqaroi se sipas kushtetutës më 25 gusht, presidentja Osmani duhet të fillojë konsultimet për datën e zgjedhjeve të rregullta.

“Sa i përket zgjedhjeve është vetëm një zgjidhje, zgjidhja është dorëheqja e kryeministrit. Pra kryeministri nëse dëshiron që të ketë zgjidhje dhe zgjedhje në të njëjtën kohë duhet ai ta ofrojë zgjidhjen, zgjidhja është dorëheqja dhe shkuarja e vendit në zgjedhje. Nëse planifikon që vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë koha për ta kapur mundësinë e zgjedhjeve në korrik, në javën e parë, është drejt momenteve të veta të fundit, sepse në momentin që pozicioni i kryeministrit mbetet vakant atëherë brenda 45 ditëve, jo më shpejtë se 30 ditë, duhet të organizohen zgjedhjet, pra është afat ligjor kushtetues dhe kjo është mënyra se si mbahen zgjedhjet. Prandaj, nëse ajo nuk ndodh, kryeministri për të provokuar zgjedhje në vjeshtë, prapë duhet të japë dorëheqje, por dorëheqjen duhet ta japë më së largu deri 25 gusht sepse më 25 gusht sipas kushtetutës, presidentja Osmani duhet të fillojë konsultimet me partitë politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve të rregullta. Pra data e zgjedhjeve të rregullta pritet të jetë mes gjysmës së janarit dhe gjysmës së shkurtit 2025. Pra ne jemi në fazë zgjedhjesh. Zgjedhjet pritet të shpallen zyrtarisht jo më larg se 15 shtator, është data e fundit kur presidentja është e obliguar të shpallë zgjedhjet por normalisht konsultimet politike me partitë politike duhet t’i fillojë më herët. Dhe normalisht koha e arsyeshme për t’i filluar këto konsultime duhet të jetë 15 gushti”, tha Gashi.

Ai përsëriti që zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit Kurti, kur u pyet se a do t’i përgjigjen ftesës së PDK-së.

“Çka është ky afat a ultimatum. Nuk është çështje afatesh dhe ultimatumesh, zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit”, tha ai.

Lajmet Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë / Gashi: Zgjidhja është dorëheqja e kryeministrit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>