Zëvendësministri Dobruna zbulon detaje nga jeta private

Zëvendësministri i Financave Agon Dobruna i ftuar në emisionin ”Ftohtë e nxehtë” në Rahoveci INFO ka shpalosur hobitë dhe profesionet të cilat i ka pëlqyer në periudhën e shkollës fillore dhe atë të mesme.
Zëvendësministri Dobruna tregon detaje nga koha kur ka luajtur rolin e aktorit në shkollë.
“Realisht në klasën e shtatë dhe të tetë në shkollën fillore dhe në fillim të shkollës së mesme kam luajtur disa role në drama, në organizime të shkollës dhe e kam pasur zërin më kumbues dhe kur i zgjidhshin disa nxënës që mendonin se janë të mirë për drama për arsyje se është shikuar ndoshta edhe suksesi dhe mandej kanë filluar duke më dhënë disa role fillimisht përshkak të zërit, ndërsa mandej ka filluar në gjak kjo, mirëpo dëshirat ndryshojnë ndoshta nuk do të isha shum i mirë në këtë pjesë”, ka thënë Dobruna në emisionin ”Ftohtë e nxehtë” në Rahoveci INFO.
Dobruna tutje tregoi për dëshirën për të studiuar në Fakultetin e Arkeologjisë.
“Ndoshta si dëshirë që e kam pasur shum të hershme për arsyje se më kanë pëlqyer lëndët histori dhe gjeografi, më shum dhe arkelogjia për me studiuar dhe më vjen keq që në atë kohë kur kam studiuar, unë nuk ka qenë i hapur Fakulteti i Arkeologjisë tek ne, mirëpo kam pasur një dëshirë që ka qenë edhe prej familjes më shum”, tha zëvendësministri. /21Media
Për më shum informacione ndiqeni intervistën e plotë: