Zemaj për emërimi i Vitisë si Ministër i Shëndetësisë: Mashtrim i radhës i partisë në pushtet

Zemaj thotë se emërimi i Vitisë është mashtrimi i radhës i partisë në pushtet.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur për emërimin e sërishëm të Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë.

Ai ka deklaruar se emërimi i Vitisë është një mashtrim nga Qeveria Kurti.

“Sukseset, jo vetëm në shëndetësi, por edhe në politikë, matës i kanë veprimet dhe investimet, mbi të gjitha veprime nuk kemi parë, investime nuk kemi parë. Kemi parë më shumë interesa, grupim të interesave, nepotizëm, ndërhyrje politike edhe në kohën sa ishte ai, kishte edhe skandale të cilat kushtuan pak a shumë edhe me jetë njerëzish”.

“Propaganda e partisë në pushtet arsyeton gjithçka, arsyetim ishte edhe Komisioni Ekzekutiv për të mbuluar dështimin, arsyetim ishte se do të sjellin njerëz edhe nga jashtë. Qytetarët janë duke e kuptuar se për çdo ditë ka mashtrime, edhe ky është një mashtrim i radhës, nëse ka suksese atëherë duhet të evidentohen”, ka thënë Zemaj.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!