Zemaj: Mospërfshirja e Veliut në Listë zgjedhore ishte vendim i Këshillit të përgjithshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike e cila tanimë ka finalizuar dhe ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Por jashtë listës mbeti një nga figurat e kësaj partie, deputeti i tanishëm Agim Veliu.

Anëtari i kryesisë së LDK-së Armend Zemaj thotë për RTV21 se mospërfshirja e Veliut në listën e kandidatëve për deputet ishte vendim i Këshillit të përgjithshëm të partisë.

“Është përgjegjësi e kryetarit dhe vendim i këshillit të përgjithshëm….Lista është përmbyllur gjithçka është brenda afateve ligjore…”. tha Zemaj për RTV21

Deputeti i tanishëm Agim Veliu ka thënë për RTV21 se nuk i di arsyet e përjashtimit të tij nga lista e kandidatëve për deputetë por që një gjë të tillë e ka pritur duke e cilësuar kryetarin e LDK-së si kryetar aksidental.

“Pse mbeta jashtë listës këtë pyetje sigurisht t’ia drejtoni udhëheqjes, kryesisht kryetarit aksidental të Lidhjes Demokratike, unë arsyet nuk i di. Jam i vetmi deputet që kam mbetur jashtë listës, sigurisht sipas mendimit tim është një projekt që ka filluar në vitin 2021, projekt i përbashkët i Vjosës, Albinit dhe Lumirit që po e realizon me vegla të tij të degës së Podujevës, por sigurisht është diçka që personalisht është pritur, tha Veliu. /Rtv21/21Media

U la jashtë listes për deputet, Veliu e quan Abdixhikun kryetar aksidental

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker